Inferiorët plot surpriza, Besa dështon në shtëpi, Pogradeci thyen Laçin
Katër ndeshje të Kategorisë së Parë (java e tretë) prodhuan pak gola por mjaft surpriza. Kështë Pogradeci kaloi Laçin 1-0 me një gol të shënuar nga Ezekiel në të 47′, ndërsa Besa zhgënjeu edhe sot në debutimin e trajnerit Shpëtim Duro duke u mundur nga Apolonia 1-2 në Luz.
Dështon dhe Kastrioti të kalojë Korabin me Dejvid Kapllanin që humb një penallti për krutanët. Pa gola sfida e Gjirokastres mes AF Luftëtarit dhe Burrelit 0-0.
Shifrat e sotme Kategori e Parë
Pogradeci – Laçi 1-0
Besa – Apolonia 1-2
Luftëtari – Burreli 0-0
Kastrioti – Korabi 0-0/Sportiim.al/
