Kryevepër e Verstapen në Monza, McLaren katranos vendin e dytë
Gabim në bokse në ndrrimin e gomave të Norris, Piastri urdhërohet nga McLaren t’i hapë rrugë shokut të skuadrës për vendin e dytë
Një tjetër kryevepër nga Maks Verstapen, i cili mposht McLaren-ët dhe fiton Çmimin e Madh në F1 në Monza. Norris dhe Piastri gjithashtu u ngjitën në podium, me Oskar që rifitoi vendin e shokut të tij të skuadrës pas një problemi në ndalesën e boksit.
370 mijë tifozë prezent me ata të Ferrarit që ndoqën nga afër, me Leklerk të katërtin dhe Hamilton të gjashtin.
Rasëll kap të të pestin, Antoneli të nëntin. Hulkenberg u tërhoq para fillimit, ashtu si edhe Alonso (një problem teknik me Aston Martin-in). F1 kthehet në Baku nga 19 deri më 21 shtator.
