‘La Vuelta’ e Spanjës/ Belgu Filipsen fiton etapën e parë

sportiim2

Në total 21 etapa, Alalpardo – Madrid (111,6 km) mbyll edicionin e 80-të më 14 shtator. Mungon Tadej Pogaçar, Jonas Vingegaard çiklisti për t’u mundur.

Nisi dje ‘Vuelta de Spain’. Gara e tretë e madhe e çiklizmit që zhvillohet çdo vit në Europë. Pas Giro D’Italia dhe Tour de Francë, radha e edicionit të 80-të në tokën iberike. Programi nga 23 gushti deri më 14 shtator.

Në fakt turi nisi nga Torino (Venaria Reale), ndërsa janë parashikuar tre etapa në Itali për të përfunduar në Madrid. Itinerari mbulon 3,151 kilometra, me dy gara kronometër (njëra ekipore) dhe do shoqërohet me dhjetë etapa malore.

Njeriu që duhet mposhtur për klasifikimin e përgjithshëm do të jetë Jonas Vingegaard, i cili garon me një ekip shumë të fortë Visma dhe i etur për t’i shtuar në listën e tij të arritjeve një garë që ende nuk e ka përfunduar (i dyti në vitin 2023 pas shokut të skuadrës Sepp Kuss).

Sidoqoftë danezi do të duhet të përballet kryesisht me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të garojnë me Juan Ayuso dhe Joao Almeida.

Ndërkohë etapa e parë u fitua nga Jasper Filipsen (Alpecin) duke marrë që në fillim Fanellën e Kuqe. Belgu dominoi garën e sprintit në Novara, duke fituar kështu fanellën e tij të parë të kuqe ndërsa Ethan Vernon dhe Orluis Aular u ngjitën në podium.

Sakaq sot në orën 13:53 nis etapa e dytë në tokën itlaine me itinerar Alba – Limone Piemonte (159.6 km)./Sportiim.al/

?>