Nisin sot kampionatet elitare në Europë, Superkupa e Gjermanisë me emër të ri…
Superkupa e Gjermanisë nga ky edicion do të quhet Superkupa “Franc Bekenbauer”. Nesër mbrëmje me fillim orën 20:30 në ‘MHP Arena’ Shtutgart finalja Shtutgart- Bajern Mynih. Takimi 90′ dhe në rast barazimi penalltitë. Bajreni e ka fituar 20 herë këtë trofe të Superkupës ndërsa Shtutgart 4 herë. Bundesliga nis me 22 gusht me duelin Bajern Myhih-Lajpcig.
Ndërkohë nis sot Premier League me takimin e kampiones në fuqi Liverpul ndaj Buornemëth (21:00). Në ‘Anfield’ organizatorët kanë përgatitur gjithçka për t’i dhënë startin edicionit futbollistik 2025/26. Do ketë nderime dhe një minutë heshtje për Diogo Zhota të ndarë nga jeta gjatë verës.
Me mjaft interes starti i La Liga në Spanjë. Zhirona- Rajo Vajekano në orën 19:00 i hap dritën jeshile kampionatit elitar spanjoll ndërsa po sot në orën 21:30 takimi Vijareal- Ovideo.
Edhe Ligue 1 e Francës starton sot me Renës-Olimpik Marsejë. Nënkampionët Francës të De Zerbit luajnë në transfertë me fillim orën 20:45. Për të kompletuar 5-ën elitare në kontinent me Serie A. Ajo nis javën që vjen me 23 gusht./Sportiim.al/
