Vllaznia
Vllaznia- Kukësi, testi me gola fitohet nga shkodranët
Debuton te Vllaznia afrimi i madh i verës Lirim Kastrati…
Vllaznia luajti në shtëpi miqësoren e radhës ndaj Kukësit të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshjee nisur në orën 19:00 u ndoq nga një numër relativisht i lartë teksa të gjithë prisnin fizionominë e shkodraëve të pasuruar së fundi me elementë mjaft cilësorë.
Në fakt në pjesën e parë Vllaznia arriti të fitojë 2-1 ndërsa Sala dhe Qato shënuan golat për kuqeblutë. Edhe në fraksionin e dytë u shënuan 4 gola (Jago, Mensah për vendasit) me rezultatin e përgjithshëm 4-3 për ekipin e Edi Martinit. Për Kukësin shënuan Bespalla, Fejzaj dhe Birçaj.
Martini ndryshe nga testi me Laçin sot e nisi me Pohls në portë, ndërsa mbrojtja pa në start Pusi, Bajrami e Kouro. Në mesfushë startuan Sala, Qato, Mala dhe Yago, ndërsa sulmin e nisi me Murataj, Lirim Kastrati dhe Balaj.
