Reali i dhuron PSG
Reali i dhuron PSG-së finalen, Modriç e Lukas Vaskez mbyllin me Los Blancos
Nuk i’a vlen të flitet për këtë gjysmëfinale…PSG vendos avantazhin me dy gola ende pa nisur në MetLife për Botërorin e Klubeve 2025. Janë dy gafa amatoreske të Asencio-s dhe Rudiger ata që poshtërojnë fanellën më të lavdishme në plant, Realin e Madridit. Dy gola të tjerë një në pjesën e parë dhe një tjetër të shënuar në fund të ndeshjes sërish në mbrojtjen e dobët të madrilenëve, prodhojnë shifrat 4-0 për PSG.
E gjitha ndodhi në sytë e Ronaldo Fenomenit, Fabio Kapelos, Roberto Karlos, Roberto Baxhos etj. Lajmi i vetëm i mirë, rikthimi i Dani Karvajal pas më shumë se një viti por dhe i Militaos. Ksabi Alonso, trajneri i të bardhëve, duket se e ka nisur keq. Jo vetë paraqitja zhgënjyese e skuadrës në këtë botëror por dhe besimi i tepruar që i ka dhënë nga minuta e parë lojtarëve si Asencio, Arda Gyler, Fran Garsia etj, lë shumë për të dëshiruar.
Kronika: Minuta e 6 gabon Fran Garsia, Fabian Ruiz lojtari i ndeshjes, godet për 1-0. Në të 9’gabim trashaik i Rudiger, përfiton Dembele dhe 2-0. Në të 24′ sërish fabian Ruiz me kampionin e Europës me Spanjën që ndjek një aksion në zonë për 3-0. Goli katërt shënuar nga Gonçalo Ramos në të 87′ për ‘pokerin’ parisien. Në finale Çelsi- PSG./Sportiim.al/
