Euro Women’s 2025/ Në sfidën e mbrëmjes, Norvegjia përmbys Zvicrën

Ndeshja e dytë e Grupit A të kampionatit europian për femra që nisi sot në Zvicër ishte ajo e luajtur në Bazel mes vendaseve helvete dhe Norvegjisë gjithë eksperiencë.
Ndonëse Zvicra e mbështetur nga rreth 40 mijë të pranishëm gjeti avantazhin në minutën e 28′ me Reisen, në të dytën nordiket, 2 herë kampione europe, arritën të barazonin dhe të shënonin golin e fitores.
Fillimisht kapitenia Hegerberg (54′ dhe më pas një autogol i Stierli 58′, i dhanë 3 pikë Norvegjisë. Ata humbën dhe një penallti nga lojtarja e Lionit Hegerberg ndërsa zvicerianet edhe pse e fituan një të tillë VAR anuloi për pozicion jashtë loje.
Në këtë grup pas ndeshjeve të para Norvegjia dhe Finlanda kanë nga 3 pikë, zvicëra dhe Islanda me zero pikë. Me Zvicrën u aktivizua 22 vjeçarja shqiptare Riola Xhemaili me prejardhje nga Gjilani./Sportiim.al/