Premier League zbardh kalendarin, Liverpul nis në ‘Anfield’

Sezoni i ri i Premier League nis më 15 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Kalendari në fund mund të rishikohet për të ndihmuar lojtarët të rikuperohen fizikisht përpara Kupës së Botës në Amerikë- Kanada- Meksikë.

Premier League 2025/2026 do të fillojë të premten, më 15 gusht, me ndeshjen hapëse midis Liverpul dhe Bournemouth në Anfield. Ekipi i Arne Slot do të kërkojë të mbrojë titullin që fitoi sezonin e kaluar pikërisht në edicionin e tij të parë te Reds.

Debutim i vështirë për Mançester Sitin e Guardiolës, i cili do të vizitojë Wolverhampton me qëllim që të synojë tri pikë. Ndërkaq Tomas Frank do të bëjë paraqitjen e tij të parë në Premier League si trajner i Totenham Hotspur, i cili do të presë Bërnlin e sapongjitur në Premier League.

Vëmendja do të jetë gjithashtu te Sanderland, i cili është rikthyer në sofren e madhe pas tetë vitesh. Ata luajnë para tifozëve të tyre kundër Uest Hem të shtunën, më 16 gusht, në një ndeshje të parashikuar emocionuese.

Fituesit e kampionatit Lids do ta mbyllin javën e parë në ndeshjen e së hënës në mbrëmje, duke pritur Everton në Elland Road. ‘Toffees’ do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi në stadiumin e ri Hill Dickinson vetëm në javën e dytë.

E diela, 17 gusht, është e gjitha me pritshmëri të lartë. Ndeshja e madhe Mançester Junajtid-Arsenal në Old Trafford, ndërsa derbi i Londrës Çelsi-Kristal Palasë zhvillohet në Stamford Bridge.

Java e parë, Premier League 2025/26

E premte, 15 gusht
Liverpul – Bournemouth

E shtunë, 16 gusht
Aston Vila – Nnjukasëll
Brajton – Fulhem
Notingham Forest – Brentford
Sanderland – Uest Hem
Totenham – Bërnli
Uolverhampton – Mançester Siti

E diel, 17 gusht
Çelsi – Kristal Palasë
Mançester Junajtid – Arsenal

E hënë, 18 gusht
Lids – Everton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!