Egnatia, Partizani dhe Vllaznia, sot njihen me rivalët në Europë

Vjen momenti, shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve UEFA 2025/26 teksa do të zhvillohet sot më 17 qershor. Ky shorti i raundit të parë kualifikues do të zhvillohet në orën 14:00 në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion të Zvicrës.
Për Egnatian e cila vendoset në Grupin 2 të ekipeve jo favoritë merr rëndësi fakti që të mos përplaset me Dritën e Gjilanit apo për të evituar duelin me Steaua Bukuresht (FCSB)
Ndërkohë pa shortit të Europa League (15:00) do të hidhet edhe shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës UEFA 2025/26. Aty ku Partizani dhe Vllaznia presin me ankth verdiktet e tyre.
Dinamo me fat pasi Drogeda u përjashtua nga shorti i këtij edicioni dhe blutë kalojnë direkt në turin e dytë. Grupi Trivela zotëron si irlandezët ashtu edhe Silkeborgun në Danimarkë. Për shkak të rregullave mbi pronësinë e shumëfishtë të klubeve, Drogheda është përjashtuar nga gara./Sportiim.al/