Flamurtari ngjitet në Superiore, Vora feston titullin

Flamurtari i Vorës rikthehet pas 5 viteve në Abissnet Superiore për sezonin 2025/2026.

Në sfiden e fundit luajtur sot në Vorë, kuqezinjtë e Artim Pollozhanit fituan 0-1 me një gol të Ememe në të 33′.

Ndërkohë Besa fitoi në Tropojë 1-3, Apolonia- Lushnja 0-0 Erzeni- kastrioti 2-3, Kukësi- Burreli 1-2 dhe Korabi- Pogradeci 3-0.

Pas kësaj jave të fundit, përpos Vorës kampione dhe Flamurtarit që ngjiten në Superiore, skuadrat; Besa, Burreli, Pogradeci dhe Apolonia janë katër skuadrat të cilat do të ecin në play-off për ngjitjen në një kalvar të gjatë takimish.

Besa do të përballet me Apoloninë, ndërsa Burreli me Pogradecin. Fituesi i vendit të parë të këtij play off-i përballet për biletën e fundit të Superiores me vendin e tetë të elitës.

Sa i përket rënies, Kastiroti dhe Kuëksi do të diskutojnë play-out për të mbijetuar, ndërsa Valbona dhe Erzeni kanë shkuar në Kategorinë e Dytë.

Java e 33-të, Kategori e Parë, sot e diel 20 prill 2025

Rezultatet:

Vora- Flamurtari 0-1

Valbona- Besa 1-3

Apolonia- Lushnja 0-0

Erzeni- Kastrioti 2-3 (në Lekaj, Kavajë)

Kukësi- Burreli 1-2

Korabi-Pogradeci 3-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!