E rëndë, ndërron jetë komentatori sportiv Sopjani

Ish-gjyqtari i njohur i futbollit shqiptar, komentatori sportiv i Radio Tiranës por dhe vëzhgues pranë FSHF-së, Mentor Sopjani mesohet se sot ka ndërruar jetë.
Sopjani, ishte shumë i ri, 53 vjeç, duke lënë këtë ‘botë’ në kulmin e jetës vitale e profesionale.
Prej disa javësh ai po kurohej në Itali derisa në betejë me një sëmundje të rëndë në mushkri, nuk arriti të fitojë.
Sportiim.al i dërgon ngushëllimet më të ndjera familjes së tij në këtë moment mjaft të vështirë.