‘Laureus World Sports Awards 2025’, Siner përjashtohet nga nominimi
“Pas diskutimeve nga Akademia Laureus, është vendosur që nominimi i Janik Siner për çmimin e Sportistit Botëror të Vitit Laureus do të tërhiqet”.
Kështu shkruhet në një email të dërguar nga Presidenti i Akademisë Botërore të Sporteve Laureus, i cili çdo vit përcakton sportistët më të mirë të sezonit.
E gjitha ka të bëjë me pezullimin 3-mujor të tenisit numër 1 të botës për çështjen Clostebol.
“Ne kemi ndjekur këtë rast, vendimet e organeve përkatëse globale dhe – duke pranuar rrethanat lehtësuese në lojë – ne besojmë se ndalimi prej tre muajsh e bën emërimin të papërshtatshëm. Jannik dhe ekipi i tij janë informuar,” vazhdon deklarata e raportuar nga Sportmediast.
Të hënën më 3 mars në Madrid do të shpallen të nominuarit për çmimet Laureus World Sports Awards 2025./Sportiim.al/
