Rivola: Horge Martin humb dy garat e para në Moto GP

Dy nga 22 garat e Botërorit 2025 bëhën ‘nul’ për kampionin e Botës në MotoGP, Horge Martin

“Martin nuk do të garojë as në Argjentinë”. Kështu tha CEO i Aprilia Racing, Masimo Rivola, në prag të GP-së së parë të Botërorit 2025, e planifikuar për këtë fundjavë në Tajlandë në pistën Buriram.

Pas frakturave në dorë dhe këmbë të pësuar gjatë testimit në Sepang, dhe një dëmtim pasues gjatë stërvitjes në Andorra me një motor supermotard, kampioni i botës do të humbasë dy GP-të e parë të sezonit.

“Pyetja kryesore për ne është edhe se kur do ta shohim përsëri Horge. Nuk mendoj se do të garojë në Argjentinë. Situata me dorën e majtë nuk është e mirë për momentin. Sipas doktor Mir, operacioni ka shkuar mjaft mirë, ndaj jemi optimistë”, shpjegoi ai.

“Ai do të kthehet vetëm kur të jetë me të vërtetë në formë. Ne nuk duam të rrezikojmë me gjendjen e tij. Ai është një luftëtar, një gladiator. Jam i sigurt se ai po mendon për garën nesër, por është gjithashtu koha t’i themi të presë, ne nuk duam të bëjmë asnjë gabim, të marrim kohën tonë. Ne do të mendojmë për kampionatin në të ardhmen” – tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!