Tensioni Gasp- Lukman, presdienti Perkasi drekon me skuadrën

A është kthyer paqja në familjen Atalanta? Synimi është sigurisht rigrupimi pas eliminimit nga Champions League nga Club Bryzh. Sot skuadra u rikthye në stërvitje pas një dite pushim.

Të gjithë sytë ishin te Ademola Lukman dhe trajneri Xhan Piero Gasperini pas shkëmbimit të fjalëve shkaktuar nga penalltia e humbur nga nigeriani.

Dreka në grup

Kaq shumë fjalë, përfshirë ato të presidentit Antonio Perkasi. Numri një i skuadrës bergamaske mblodhi stafin dhe ekipin, duke biseduar me ta pak para seancës stërvitore të pasdites. Asnjë përballje Gasperini-Lukman. Synimi është të fillohet sërish drejt angazhimeve të radhës, duke nisur nga ndeshja ndaj Empolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!