Axhenda/ Superiore dhe Kategori e Parë, spikat derbi Partizani
Axhenda/ Superiore dhe Kategori e Parë, spikat derbi Partizani- Tirana
Do të luhet turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë me të vajtjes me katër duele (tre prej të cilave nesër dhe një të enjten), mirpo futbolli në vend rikthehet shumë shpejt me sfidat në kampionat.
Kështu për javën e 24 Abissnet Superiore e diela dhe e hëna ofron 5 takime mjaft delikate për 10 ekipet në garë. Tre përballje zhvillohen të dielën; Partizani- Tirana, AF Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia- Bylis.
Ndërkohë të hënën më 10 shkurt në program duelet; Skënderbeu- Laçi dhe Teuta- Dinamo.
Sakaq të shtunën, Kategoria e Parë me fillim orën 13:30, zhvillon të 6-të takimet e javës së 22-të sipas këtij kalendari:
Apolonia-Pogradeci, Korabi- Kastrioti, Valbona- Lushnja,Kukësi- Burreli,Vora- Erzeni dhe supersfida Flamurtari- Besa./Sportiim.al.
