Uolves zgjedh ekspertin portugez për stolin
Uolverhamtpon më në fund ka një trajner të ri. Pas shkarkimit të Geri O’Neil, Uolves ka vendosur t’ia besojnë stolin Vitor Pereira-s. Portugezi ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me klubin anglez.
Trajneri drejtoi seancën e tij të parë stërvitore sot në Compton Park dhe do të jetë në stol kur Uolves të përballet me Leiçester Sitin këtë fundjavë.
Ndërkaq Al Shabab, skuadra nga ArabiaSaudite që e kishte në timon, merr një klauzolë largimi me vlerë rreth 1 milion euro.
Straight to work.
— Wolves (@Wolves)pic.twitter.com/uQ95AO5HwXDecember 19, 2024
