Donaruma shpëton për ‘fije’
Dëmtim i rëndë për portierin italian Donaruma përgjatë ndeshjes Monako- PSG përfunduar 2-4.
Portieri i kampionëve të Francës mori një goditjeje në fytyrë gjatë fundit të pjesës së parë nga Singo duke rrezikuar seriozisht.
Portieri u largua menjëherë nga fusha me autorin e faullit i cili nuk u ndëshkua me asnjë karton, të verdhë apo të kuq (do të ishte kartoni i dytë i verdhë).
Pritet që sot të shihet shkalla e dëmtimit për 25 vjeçarin italian.
