21 mars/ Shqipëria e nis fushatën kualifikuese nga Anglia
Mister mbetet fakti që FA ka publikuar vetëm ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese ku veç Anglisë dhe Shqipërisë konkurojnë edhe Serbia, Letonia dhe Andorra.
Pas shortit të hedhur sot për kualifikeset e Kupës së Botës 2026 mësohet dhe sfida e parë e Shqipërisë në Grupin K.
Duelin e parë Kombëtarja shqiptare do e zhvillojë në datën 21 mars ndaj Anglisë në transfertë. Lajmi është konfirmuar nga vetë anglezët nëpërmjet faqes zyrtare të kombëtaresnë Facebook.