Seleksionime/ Vërshojnë talentët kuqezi, spikasin disa, Krasniqi superyll

FSHF organizoi sot në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë një seleksionim me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit kryesisht të datëlindjes 2007 që mund t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtareve të moshave pse jo dhe asaj A.

Në ambentet e FSHF-së aty ku dhe janë të instaluara disa fusha sportive bashkëkohore, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit të skautizmit në FSHF, Ardi Behari por dhe nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave si Julian Ahmataj U19, vërshuan mbi 90 futbollistë nga Gjemania, Greqia, Italia, Anglia, Suedia, Zvicëra etj. Për seleksionim ‘Open Stage’.

Ata u ndanë në disa ekipe dhe nisën testet mes tyre duke nisur nga ora 09:00 deri në 13:00. Më pas përfaqësues të Drejtorisë Teknike me ekspertet e tyre mbajtën shënime duke përpiluar gjithëçka panë në terren.

Në fakt, prezenca e këtij brezi futbollitësh, tërhoqi vëmendjen e shumë peronaliteteve që bëjnë apo merren me sport.

Te ndeshja e parë, por dhe nga ato që pasuan, elementëtë cilësorë ishin disa. Leart Krasniqi, mesfushori sulmues i klubit suedez IF Brommapojkarna padyshim që pritet të listohet i pari.

Djaloshi që mbajti fanellën më numër 10 te testi i parë i ditës, bëri goxha diferencë në fushë. Ai do të mbushë 17 vjeç pas tri ditëve (dt; 05/12/2007) ndërsa me moshat U17 është shpallur kampion i Suedisë dhe me U19 kampion i Skandinavisë (foto).

Gjithashtu u dalluan edhe Armend Meta (Southend United) Angli, Elmir Gjoni, Aksipoli, Greqi e shumë të tjerë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!