Tronditet Beshiktash, largohet presidenti dhe trajneri

“Me një trishtim të papërshkrueshëm brenda meje, kam vendosur të largohem nga posti im si President i Klubit për arsye personale”. Një njoftim tronditës i transmetuar në rrjetet sociale nga presidenti i Besiktash Hasan Arat.

Kishte dy ditë që kishin nisur lëvizjet me Bordin ndërsa sot Arat vendosi të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë nga klubi. Momente tronditëse të motivuara edhe nga një tjetër tërmet i ndodhur gjatë ditës, përballë shkarkimit të sanksionuar nga drejtori sportiv Huseyin Yucel të trajnerit Xhovani van Bronkhorst.

Ndërkohë, lamtumirën e ka konfirmuar edhe klubi turk, i cili ia ka shprehur publikisht tifozëve të tij vendimin e tashmë ish-numrit një të Besiktash-it, me ndryshime në Bordin e Drejtorëve dhe Hüseyin Yücel i promovuar në postin më të lartë të presidentit.

Njoftimi zyrtar i klubit
“Të dashur tifozë të Beshiktashit.
Bordi i Drejtorëve të Beşiktaş JK u mblodh më 29 nëntor 2024 dhe mori vendimet e mëposhtme:

  • Është pranuar dorëheqja e Kryetarit të Bordit tonë Drejtues, z. Hasan Arat.
  • Në përputhje me nenin 25.4, paragrafi (b) të Statutit tonë të Shoqatës, është vendosur që rolin e Kryetarit të Bordit të Drejtorëve ta marrë nënkryetari i Bordit të Drejtorëve, Z. Hüseyin Yücel.
  • Për shkak të dorëheqjes së z. Hasan Arat edhe nga pozita e anëtarit efektiv, u vendos që anëtari ynë zëvendësues, z. Kadir Kılıç, të emërohet anëtar efektiv i Bordit të Drejtorëve, në bazë të nenit 25.3 të Statutit tonë.

Bordi Drejtues i Beşiktaş JK do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje deri në datën e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme me zgjedhje.

Me respektin maksimal, ne e bëjmë të njohur këtë komunikim për publikun.
Beşiktaş JK”, përmbledhja e komunikatës për media nga klubi turk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!