Rivali i Kosovës mbetet pa trajner…

Islanda do të duhet të përballet në play-off për të mbetur në Ligën B të Ligës së Kombeve në 20 dhe 23 mars kundër Kosovës me një trajner të ri.
Åge Hareide në fakt ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner. Norvegjezi 71-vjeçar kishte marrë skuadrën nga Arnar Þór Vidarsson në prill 2023 dhe e udhëhoqi atë në gjithsej 19 ndeshje, duke grumbulluar 7 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje:
“Shoqata e Futbollit (KSÍ) falënderon Åge për punë dhe i uron më të mirat”, thuhet në deklaratë.