Kategoria e Parë, panorama e plotë e javës së 13
Kategoria e Parë, panorama e plotë e javës së 13-të
Këtë të diel Kategoria e Parë ka në axhendë ndeshjet e raundit të 13-të me një garë e cila sa vjen e bëhët më e bukur për t’u ndjekur. Jo vetëm lufta në krye me tre skuadra Flamurtari, Besa dhe Vora teksa po mbajnë ndezur garën për ato dy bileta të sigurta Superorjeje por dhe në mesin e tabelës e fundin intrigues ku dy të fundit rrëzohen menjëherë nga niveli i dytë futbollistik.
Ky kampionat i 77-të me dy faza vajtje ardhje e më pas me atë finale (faza e tretë ku do të ketë short me formulën që rrjedh nga vendosja pas 22 javëve) po tregon se edhe pretendentet mund të ndalën. Dy barazimet radhazi të Flamurtarit, pretendentit kryesor por dhe humbja e Vorës javën e kaluar në Fier me Apoloninë, vërtetojnë mirë se betejat e ardhëshme, pritet të shoqërohen me peripeci e surpriza të shumëta.
Nesër Flamurtari pret Erzenin e fundit ndërsa Besa e vendit të dytë (bashkë me Vorën) udhëton drejt Peshkopisë për takimin me Korabin që çuditërisht këtë kampionat nuk ka atë shkëlqimin e viteve të fundit. Ndër katër takimet e së dielës, figuron dhe ajo e Tropojës aty ku Valbona e parafundit takohet me Burrelin.
Në fakt, gjetiu qëndron supersfida e kësaj jave. Pikërisht takimi i Fushë Krujës ndërmjet Kastriotit pretendent dhe Apolonisë cilësore, konsiderohet si dueli më i fortë i javës së 13-të.
Java e 13-të Kategoria e Parë, e diel ora 13:30:
Korabi- Besa
Flamurtari-Erzeni
Valbona-Burreli
Kastrioti- Apolonia
Të hënën ora 13:30
Kukësi- Vora
Pogradeci- Lushnja/ Sportiim.al/
Klasifikimi pas javës së 12-të:
