Al Hilal përmbyset në udhëtim, Al Itihad i Mitajt e kapërcen…nesër
Pas Al Nasr bie dhe rekordmeni Al Hilal, ekipi i mbrojtësit shqiptar shanse reale për kreun
Ndeshja jashtë fushe për Al Hilah kundër Al Khalej ishte fatale. Për xhiron e 11-të në Ligën saudite skuadra e portugezit Horge Zhezus u përmbys nga 0-2 në 3-2 duke regjistruar humbjen e parë në kampionat.
Markos Leonardo dhe Mitroviç realizuan dy herë për kampionët e Arabisë saudite por më pas nis furia vendase me i zakonshëm dyfishoi epërsinë për skuadrën e Jorge Jesus.
Në të dytën, Al Salem shënoi dy herë ndërsa Fabio Martins shënoi për fitoren 3-2 në minutën e 85-të. Pas kësaj ndeshje Al Hilal ka 28 pikë në krye, një më shumë se Al Itihad i Mario Mitajt që eventualisht mund të kapë nesër vendin e parë. Nesër Al Itihad pret në shtëpi Al Fateh me fillim orën 18:00./Foto ‘X’/ Sportiim.al/