Belingam e Hansen, fituesit e ‘AFE Awards’ …

Xhud Belingam për meshkuj dhe Karoline Graham Hansen për femra u votuan si lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar në Spanjë. Mesfushori sulmues i Real Madridit dhe mesfushorja e Barcelonës do të laurohen të hënën (25 nëntor) në ceremoninë gala të ‘AFE Awards’ që do të mbahet në Las Ventas (Madrid).

Sindikata e futbollistëve spanjollë (AFE) organizon edhe një herë mbrëmjen ‘Gala’ tradicionale për të lauruar protagonistët e kampionatit të fundit të nivelit të lartë, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Një votim në të cilin marrin pjesë lojtarë të së njëjtës kategori; Janë ata që vendosën që Belingam të pasonte Vinicius fitues i një viti më parë.

Në ceremoni do të përfshihen edhe divizionet e tjera: Zherard Pekue, lojtari i Racing, do të marrë çmimin si futbollisti më i mirë i Secunda Division.

Ndërkaq, priten të tjera risi të cilat do të zbulohen këtë të hënë në Madrid. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!