Sot/ Maqedonia e Veriut me 6 shqiptarë, Musliu jashtë

Maqedonia e Veriut do të presë sot në Shkup Letoninë në ndeshjen e raundit të 5-të të Ligës C4 në garën e Ligës së Kombeve.

Në fakt me dy takime për t’u luajtur, fqinjët e Shqipërisë, do të mjaftohen me vetëm një pikë për të fituar grupin. Ata kanë 10 pikë ndërsa ndjekësit Armenia e Letonia nga 4-ër.

Ndërkaq te formacioni i Milevskit janë të listuar disa shqiptarë. Dyshimet për Enis Bardhin (lëndim) janë lënë pas teksa ai së bashku me Ezgjan Alioski, Behar Fetai, Sefer Emini, Lirim Qamili dhe Isnik Alimi janë shqiptarët e grupit aktual.

I vetmi shqipfolës, ndër pikat e forta të mbrojtes maqedonase Visar Musliu, mbetet ende i dëmtuar.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, është programuar të startojë sot në orën 20:45 në “Todor Proeski” të Shkupit. Për të mbyllur tre ditë më vonë po në këtë impiant me sfidën ndaj Ishujve Faroe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!