Kosova U21 fiton testin në Shkup

U21 e Kosovës e drejtuar nga Afrim Tovërlani ka fituar sot miqësoren e parë nga dy të parashikuara ndaj Maqedonisë së Veriut luajtur në Qëndrën e Federatës së Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Ishin vendasit të cilët në minutën e 18′-të realizuan me Velickovsin ndërsa 11 minuta më vonë barazoi për dardanët Arjanit Fazlija (29’).
Në pjesën e dytë, Kosova U21 shënoi dy gola të tjerë duke përligjur dominimin në fushë për 1-3 final.
Pas tre ditëve po në këtë ambient sportiv Maqedonia e Veriut U21-Kosovë U21 do të luajnë përsëri (17 nëntor nga ora 12:00).