Mundi Sitin, Bournemuth ‘kartolina’ e ditës në Angli

sportiim2

Në mesditë, Njukasëll mposhti Arsenalin 1-0 ndërsa pak më vonë supriza e madhe vjen për kampionët e Pep Guardiolës.

Bournemouth hap një faqe të re në historinë e këtij edicioni në Premier League. Skuadra eIraolës mund Mançester Sitin 2-1 duke i shkaktuar humbjen e parë kampionëve të Anglisë për këtë edicion.

Në fakt në Kupë ‘Qytetarët’ u mposhtën pak ditë më parë nga Totenhem po 2-1 por kjo e sotmja duket se ka djegur shumë pasi Liverpul tani qëndron i vetëm në krye.

Vetë Liverpul në këtë raund të 10-të kaloi 2-1 Brajton me golat e Salah dhe Gakpo. Ndërkohë, Uest Hem i Lopeteguit humbet sërish dhe merr tre gola nga Notingham Forest, i cili në mënyrë surprizë ngjitet në vendin e tretë.

Sot, java e 10-të: Njukasëll – Arsenal 1-0 Bournemouth – Mançester Siti 2-1 Ipsuiç – Leiçester 1-1 Liverpul – Brajton 2-1 Notingham – Uest Hem 3-0 Southampton – Everton 1-0 Uolves – Kristal Palasë 2-2/ Foto ‘X’/ Sportiim.al/

?>