Vora në krye, Besa tri pikë në Kukës, mirë Korabi e Apolonia

Lumë golash në sfidat e luajtura për llogari të javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Pesë përballje të zhvilluara në të njëjtin orar dhe vetëm një barazim në sfidën Valbona – Kastrioti.
Besa dhe Vora janë rikthyer te fitoret e pastra përballë Burrelit dhe Kukësit, teksa kanë mundur të fitojnë edhe Korabi përballë Pogradecit dhe Apolonia ndaj Erzenit. Në total 16 gola.
Sakaq, në renditje kryeson Vora dhe Besa që ndjek me një pikë më pak, ndërsa Valbona dhe Erzeni nuk janë në kondita dhe aq të mira.
Ndërkaq java mbyllet nesër teksa Flamurtari pret në shtëpi Lushnjën.
Kategoria e Parë, Java 10:
Vora – Burreli 2-0
Kukësi – Besa 0-5
Valbona – Kastrioti 0-0
Korabi – Pogradeci 3-1
Apolonia – Erzeni 5-0