Inter then Empolin, ndalet Juve, Atalanta fiton me Monzën

Inter shënon tre herë për tri pikë në përballjen e orës 18:30 me Empolin në transfertë. Ndeshja nisi me epërsinë e Interit por në minutën e 31′ kjo u bë më e ndjeshme teksa Empoli mbeti me një lojtar më pak.

Megjithatë golat e zikaltërve erdhen në pjesën e dytë aty ku Davide Fratezi shënoi dy herë dhe në fund Lautaro Martinez vulosi shifrat në 0-3.

Në këtë takim pati dy futbollistët kuqezinj sivalë. Ismajli (Empoli) luajti për 90′ ndërsa Asllani për Interin qëndroi si zakonisht në stol.

Ndërkohë sfida tjetër e javës së 10-të në Serie A e orës 18:30 mes Venecias dhe Udinezes përfundoi 3-2.

Sakaq dy takimet e tjera të ditës: Atalanta- Monza 2-0 dhe Juventus-Parma 2-2.

Empoli- Inter 0-3

Venecia- Udineze 3-2

Atalanta- Monza 2-0

Juventus- Parma 2-2

Luajtur dje:

Leçe-Verona 1-0

Kaljari-Bolonja 0-2

Milan- Napoli 0-2

Nesër:

Xhenova- Fiorentina

Roma- Torino

Komo- Lacio/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!