Banjaia fiton Çmimin e Madh në Tajlandë, Martin +17
Françesko Banjaia fiton Çmimin e Madh në Tajlandë, raundi i tetëmbëdhjetë i sezonit MotoGP.
Në një garë të kushtëzuar nga shiu, me pistën e qarkut ndërkombëtar Chang të lagur që nga koha kur u fikën semaforët, piloti italian luftoi në fillim dhe më pas filloi ta ndiqte liderin e këtij botërori në MotoGP Horge Martin.
Italiani ia ka arritur ta parakalojë pas një garimi emocionues në xhiron e katërt dhe më pas kaloi në kontrollin e situatës. Edhe Markez e shfrytëzoi këtë moment, por në mes të garës u rrëzua duke i dhënë bashkatdhetarit vendin e dytë përpara Pedro Akosta.
Fitorja i mundëson Banjaias të afrohet me 17 pikë ndaj Horge Martin, i cili mbetet lider i kampionatit botëror me dy gara të mbetura në sezon.