Uzuni dy gola me Granadën, lëndim i lehtë për Tucin
Myrto Uzuni shënoi sot dy gola në ndeshjen e skuadrës së tij Granada me ekipin e Tenerifes në suksesin 4-0. Dueli për javën e 10 të në Secunda Division nisi me golat e beratasit në minutat 20′ dhe 33′.
Pas këtij takimi Granada ngjitet në vendin e 6 (zona play off) me vetëm 4 pikë më pak se kreu.
Ndërkaq sulmuesi tjetër kuqezi Indrit Tuci la Spartën e Pragës ndaj Liberec (2-1) kur ra “gongu” i pjesës së parë.
Për sulmuesin zëvendësimi erdhi për shkak të një dëmtimi të lehtë. Mesfushori Qazim Laçi qëndroi në stol.
