Kosova kërkon tri pikë ndaj Qipros, Foda: Dua vijimësi
Kosova sot në fushë për duelin e vlefshëm për Ligën C2 të Nations League përballë Qipros. Do të luhet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku dardanët me Franko Fodën në timon, do të kërkojnë suksesin e radhës.
Ardhur nga një fitore me Lituaninë në transfertë të premten 1-2, kuotat e Kosovës për të synuar vendin e parë por dhe për të ruajtur pozicionin aktual janë rritur.
Në konferencë për shtyp, vetë trajneri gjerman i shoqëruar nga Edon Zhegrova e vuri theksin te vazhdimësia duke shtuar se pret nga skuadra të demostrojë cilësi, disiplinë dhe rezultat pozitiv.
Ndeshja starton në orën 20:45 dhe i përket raundit të katërt të Ligës së Kombëve. Po sot Rumania kryesuese ka provën e radhës në Lituani./ Sportiim.al/