Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në “Mikheil Meskhi Stadium” në prag të ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Gjeorgjisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League, luhet nesër në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!