Xhaka në Nish, Zvicëra e shoqëruar me ushtarë

Zvicëra luan sot në Leskovac (Serbi) ndeshjen e tretë të Ligës A4 përballë Serbisë. Sfidë e vështirë të parashikohet por ajo që po qëndron në qëndër të mediave sportive është prania e Granit Xhakës në grupin helvet.

Enkas për këtë situatë media zviceriane Blick, ka raportuar për mbërritjen e kombëtares helvetike në Nish para përballjes së sotm në 20:45.

“Disa ushtarë me automatikë dhe tetë policë të tjerë – kështu pritet kombëtarja e Zvicrës në aeroportin e qytetit të tretë më të madh serb, Nishit.

Ndryshe nga zbarkimi në Beograd për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Europian kundër Bjellorusisë, pranverën e vitit të kaluar, në aeroport nuk ka një zonë të veçantë për yjet e kombëtares. Në fakt, delegacioni zviceran e ka të gjithë aeroportin për vete”, ka shkruar ndër të tjera Blick

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!