Kualifikuese U17/ Holanda 5 gola Shqipërisë

Për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U17, Shqipëria U17 zhgënjeu sot teksa humbur 0 – 5 përballë Holandës në stadiumin “Air Albania”.

Njoftimi:

Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë të grupit 3 të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 ndaj Holandës. Në stadiumin “Air Albania” tulipanët fituan me rezultatin 5-0.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Holandës: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Ernesto Marqeshi, Gabriel Kulla, Rikardo Sheji, Emiljano Mihana, Alex Ramku.

Kuqezinjtë provuan deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 5-0 për Holandën.

Po sot u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit 3, Kroaci – Ishujt Faroe. Takimi i luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e thellë të Kroacisë 7-0.

Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë është ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit Kroaci – Holandë, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!