Shuarja e Neskens: Kuman: jam i shokuar, ishte idhulli im

Ndarë nga jeta sot në moshën 73 vjeçare, Johan Neskens mes të tjerave do të mbahet mend gjatë për penalltinë e ekzekutuar në start të finales së Kupës së Botës më 1974 (Holandë- Gjermani Perendimore) në mes të portës.

“Me pikëllim të madh KNVB mësoi për vdekjen e papritur të Johan Neeskens. Johan ishte një nga më të mëdhenjtë tanë. Do të na mungojë jashtëzakonisht.”

Kështu Federata Holandeze e Futbollit njoftoi ndajen nga jeta e ikonës së ‘futbollit total’ Johan Neskens në moshën 73-vjeçare. Në dy ndeshjet Ligës së Kombëve, Federata holandeze pritet të mbajë një protokoll enkas lidhur me shuarjen e ikonës së Holandës në futboll.

Ndërkohë edhe trajneri i kombëtares Ronald Kuman foli për humbjen e Neskens: “Jam i shokuar. I tronditur nga një lajm i keq ardhur nga mediat. Johan ka punuar për KNVB. Kur isha fëmijë ai ishte idhulli im i madh. Që i vogël, në rrugë, unë kam luajtur kundër tij dhe kam marrë leksione trajnimi nga ai. Për momentin që nuk di asgjë tjetër, përveç se ka qenë në Algjeri”, komenton ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!