Maroku kërkon finalen e Botërorit 2030, vendi kantier infrastrukturor

Luis de la Fuente në konferencë teksa listoi lojtarët për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombëve lëshoi alarmin: Të bëjmë të pamundurën për të zhvilluar finalen e 2030 në “Bernabeu”.

FIFA vendosi që Botërori 2030 të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok por që tani ka nisur gara se në cilin impiant apo shtet do të zhvillohet finalja e madhe.

Ai ndryshe nga e kaluara do të startojë nga Amerika e Jugut, teksa Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Parë të Botës.

Kthyer te Botërori 2030, Maroku ka vendosur të sfidojë Spanjën për organizimin e finales së madhe. RFEF (Federata e Futbollit Spanjë) ka propozuar impianin e rinovuar “Santiago Bernabeu”, ndërsa marokenët kanë prezantuar projektin e ri të stadiumit që do të jetë më i madhi në botë.

Ai pritet të ndërtohet në Kasablanka dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh.

Në fakt në të gjithë Marokun po ngrihet apo përmirësohet infrastruktura sportive. Njëri prej tyre, stadiumi Grand Ibn-Batouta në Tangier po merr formë. Kapaciteti i ri do të jetë mbi 90,000 spektatorë.

Ndërkaq një komision i posaçëm maroken ka inspektuar vendin e propozuar për ndërtimin e stadiumit të ardhshëm të ‘Casablanca’ (foto e ‘X’ që shoqëron materialin)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!