Partizani dominon, vendos Preka, Vuthaj tri pikë Egnatias

Abissnet Superiore, Java 8:
Partizani – Bylis 1-0 (Preka 71’)
Skënderbeu – Egnatia 0-1 (Vuthaj 64’)

Nuk ka surpriza në dy sfidat e radhës të vlefshme për javën e tetë Abissnet Superiore. Partizani bën detyrën në shtëpi teksa kalon Bylisin e vendit të parafundit, ndërsa Egnatia mposht në Korçë Skënderbeun me një gol kurbinas.

Një ish vulosi sfidën në “Kompleksin Partizani” ku vendasit bënë ligjin përgjatë pjesës së parë dhe për shumë minuta në të dytën. Preka në minutën e 71’-të dhuroi 3 pikë të arta që e rikthejnë Partizanin në krye të klasifikimit në renditjen provizore të kësaj jave.

Sakaq, dueli Skënderbeu – Egnatia u “skuq” dhe në fund ishin miqtë ata që festuan. Dalja me të kuq e Vaskez në limitet e pjesës së parë i ndihmoi ndjeshëm rrogozhinasit për të marrë frenat e lojës teksa në të 64′ pas asistit të Ujkës, Vuthajt kalon përpara Egnatian.

Nuk barazohet rezultati, por numri i lojtarëve në fushë po, pasi edhe Malota ndëshkohet me të kuq. Deri në fund asgjë.

Me këto rezultate, Egnatia është në ndjekje të Partizanit në vendin e dytë me një pikë më pak, ndërsa Bylis dhe Skënderbeu mbeten në zonën e rrezikut. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!