Silvinjo “luan” me listën, Abrashi e Hysaj besnikët e tij, kurrë nuk ftoi Rrapajn

Adrion Pajaziti për herë të parë në Kombëtaren A, Silvinjo i beson ideve të tij.

Silvinjo vijon të surprizojë me listat e tij. Qëkur Shqipëria luajti fazën finale në Euro 2024, braziliani ka bërë gjithnjë zgjedhje që janë kontestuar. E tillë duket edhe kjo e ditës së sotme teksa kreu i pankinës kuqezi nuk nguron të ftojë lojtarë si Abrashi tashmë i kthyer në veteran, apo Hysaj që Lacio e ka bërë dalje prej muajsh.

Asnjë ftesë për futbollistë si Tuci, Rrapaj, Gentian Selmani, Xhixha,Rroca, Bitri apo një rikthim të Berishës, Bares e ndonjë tjetri. Nga Superioria vetëm Hadroj. Në konferencë thotë të njëjtat gjëra. Në Ligën e Kombëve dy ndeshje 3 pikë me dy të radhës jashtë shtëpie.

Lista e Silvinjos për ndeshjet e tetorit ndaj Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.

Portierë; Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla.

Mesfushorë; Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi.

Sulmues; Jasir Asani, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Arbër Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!