Napoli kërkon arratinë në Serie A, Valencia për të dalë në… “dritë”

Fundjava europiane pasurohet sot me disa ndeshje në Serie A, La Liga, Ligue1 dhe Bundesligë.

Në kampionatin italian në program janë parashikuar dy takime të javës së 7-të teksa në fushë do të jenë Napoli- Komo (18:30) dhe Verona-Venecia (20:45).

Bundesliga ofron duelin e vetëm të javës së 6-të ai që luhet në Bavari ndërmjet Augsburg dhe Borusia Mynshengladbah (20:30).

Leganes- Valencia (21:00) hap xhiron e 9-të në La Liga ndërsa në Francë vjen takimi Marsejë- Angers (21:00) për turin e 7-të të Ligue 1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!