Laçi luan mirë, pikët i merr Dinamo

Abissnet Superiore, java e 8-të/ Dinamo- Laçi 2-1 (Mandela 22′, Zabërgja 55’/ Kurti 90’+7)

Dinamo- Laçi hapi këtë javë të tetë Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena” (19:00) blutë e Ilir Dajës i’a dolën të marrin tri pikë përballë bardhezinjëve të teknikut Pasiatore.

Një gol i shpejtë i bluve me Mandelën, i pesti sezonal, i hapi udhë suksesit të dinamovitëve të cilët në pjesën e dytë shënuan edhe golin e dytë me Zabërgjën.

Megjithatë kurbinasit nuk u dorëzuan dhe pasi fituan një penallti, më pas e anulluar nga vetë Bylykbashi (e pa vetë në VAR) arritën të shënonin me Kurtin pas topit të përplasur në traversë.

Dinamo kap kreun me 14 pikë ndërsa Laçi edhe pse në pjesën e dytë u shfaq mjaft kërkues, pësoi humbjen e 5-të në kampionat duke mbyllur tabelën me vetëm tri pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!