Dinamo- Laçi, formacionet zyrtare (Live)

Abissnet Superiore, java e 8-të/ Dinamo- Laçi 2-1 final

22′: Gol Dinamo, shënon Mandela 1-0

55′:Gol Dinamo, shënon Zabërgja 2:0

90+7′: Gol Laçi, shënon Kurti 2-1

Dinamo- Laçi do të hapë këtë javë të tetë Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena” (19:00) blutë e Ilir Dajës në kërkim të tri pikëve të radhës teksa eventualisht do ta ngjisnin në vend të parë. Së paku deri nesër kur në fushë do të zbresin Partizani e Egnatia dhe të dielën Vllaznia kryesuse.

Në Elbasan ka një shi të imët ndërsa fusha duket në gjëndje të mirë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Erjon Bylykbashi. Në VAR drejton Florjan Lata.

Ndërkohë dy stafet kanë zgjedhur formacionet e tyre:

Dinamo Siti: Sali, Muzek, Zabërgja, Gudiabi, Dita, Bregu, Meksi, Aliji, Loran, Toli, Mandela. Tr. Ilir Daja

Laçi: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Kristian Da Lima, Tresa, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Enriko Papa, Traore. Tr: Francesko Pasiatore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!