I shënoi në finale të Champions, Inter mesazh Rodrit

sportiim2

Një dëmtim shumë i rëndë për Rodrin me lojtarin spanjoll të Mançester Sitit i cili sipas mediavesportive do mund të kthehet të luajë vetëm në edicionon 2024-26.

Pas komunikatës zyrtare të Sitit lidhur me situatën ‘Rodri’ ka reaguar edhe klubi i Interit në Serie A duke i uruar Rodrit 28 vjeçar shërim të shpejtë.

Mesazhi i klubit të Interit. “I urojmë Rodrit shërim të shpejtë. Kthehu më i fortë kampion”: ky është mesazhi social i Interit për Rodrin, një gjest i bukur sportiv duke marrë parasysh që mesfushori spanjoll kishte shënuar golin me të cilin Mançester Siti e mundi 1-0 në finalen e Champions League 2023.

?>