F1/ Verstapen e pranon: Në Singapor vuajmë, uroj…

Gara zyrtare e Singaporit në F 1 zhvillohet të dielën ora 14:00.

Në vështirësi? Maks Verstapen nuk ka fituar në shtatë gara, megjithatë ai nuk ndihet nën presion pasi për momentin është 59 pikë përpara Lando Norris ndërsa ky botëror i Formula 1 mbyllet pas 7 garave të tjera sezonale.

Tre herë kampioni i botës shfaqet i qetë në konferencën për shtyp para GP të Singaporit: “Do të jetë një fundjavë e vështirë, nuk kam iluzione. Mund të them vetëm se synojmë të bëjmë mirë në Q3”.

Pas vendit të pestë të fituar në minutën e fundit në Baku, falë aksidentit mes Sergxhio Perez dhe Karlos Sainz që bëri që kampioni i botës të ngjitet në dy pozicione, Verstapen rikthehet në një pistë që i kishte dhënë një fundjavë vërtet makthi në 2023.

Në GP të Singaporit, holandezi nisi i 11-ti dhe përfundoi i 6-ti. Kushtet nuk janë më të mira këtë vit, siç tregoi piloti i Red Bull në konferencën për shtyp:

“Nuk do të jetë fundjava jonë më e mirë, e them qartë. Ne analizuam garën e vitit të kaluar dhe do të përpiqemi të bëjmë më mirë. Në Baku ne identifikuam problemet e makinës. Shpresojmë që Red Bull-i im të përballojë dhe të kalojë të gjitha këto ulje-ngritje që e karakterizojnë atë qarkun e Singaporit”.

Ndërkohë në humor krejt tjetër u shfaq Oskar Piastri: “Shpresojmë të fitojmë sërish, synojmë kampionatin botëror të konstruktorëve”, tha australiani i MecLaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!