Norris pole position, Verstapen e ndjek…

Gara zyrtare e Singaporit zhvillohet të dielën në orën 14:00
Formula 1 zhvilloi sot provat kualifikuese në pistën e Singaporit teksa teksa pole position i shkon anglezit Lando Norris.
Një kohë prej një minutë, 29 sekonda dhe 525 të mijëta për pilotin anglez të McLaren që i paraprin Red Bull-it të Maks Verstapen me 203 të mijëta. Radha e dytë surprizë për Mercedes-in e Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll.
Pasojnë Piastri dhe Hulkenderg ndërsa dy makinat Ferrari kapen vendet 9 dhe 10-të. Gara zyrtare nesër me Botërorin që pas kësaj ndalese do të ketë në dispozicion dhe 6 të tjera deri në epilogun 2024.