Sedorf: Reali skuadra për tu mundur, Inter, Milan e Juve e kanë detyrim kualifikimin

Ai ka luajtur me Ajaks, Sampdoria, Inter, Milan, Real Madrid për të mbyllur karruierën me Botafoga në 2014. Holandezi 48 vjeçar Klarenc Sedorf i bën një rezyme skuadrave italiane në aventurën e re të Ligës së Kampioneve.

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ish-mesfushori dhe trajneri i Milanit, shprehet:

“Historia na tregon se skuadra për të mundur është Real Madrid, por shumë ekipe mund të konkurrojnë. Diferenca është ngushtuar dhe nuk ka ndeshje të lehta. Kjo është bukuria e saj.”

Për pesë italianët e përfshirë në kompeticion, ai deklaroi: “Inter, Milan dhe Juventus kanë detyrën dhe skuadrat duhet të marrin kualifikimin direkt në fazën e dytë. Atalanta do të ketë ndeshje të vështira, por mund të synojë lart. Bolonja do të jetë në gjendje për ta çmuar këtë përvojë dhe për ta shijuar atë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!