CHL/ Formati i ri spektakolar, të mëdhatë bëjnë ligjin…

Herri Kejn 4 gola ndaj Dinamo Zagreb (9-2), Liverpul përmbys Milanin, Reali vuan me Shtutgart…

50 gola në 50 ndeshje për Bajernin, Kejn është absurd

Nisi sot Liga e Kampioneve me formatin e ri teksa në vend të grupeve tani luhet një minikampionat europian me 36 ekipe.

Në 18:45 Juve mposhti 3-1 PSV ndërsa Aston Vila në 150 vjetorin e klubit fitoi 0-3 në shtëpinë e Jang Bojs.

Më pas u zhvilluan (21:00) duelet e tjera të ditës së sotme: Evidente goleada e pazakontë në Ligën e Kampioneve ndërmjet Bajerit dhe Dinamos së Zagrebit (Arbër Hoxha u aktivizua në të 73′ me kroatët), përmbysja epike e Liverpul në Milano, fitorja në fund e Realit (golat; Mbape, Rudiger, Endrik) në Bernabeu’ me Shtutgart 3-1 dhe suksesi 2-0 i Sporting përballë Lilë 2-0.

Rezultatet e ditës së parë Champions:

Juventus-PSV Eindhoven 3-1

Jang Bojs-Aston Vila 0-3

Milan- Liverpul 1-3

Real Madrid- Shtutgart 3-1

Bajern Mynih- Dinamo Zagreb 9-2

Sporting Lisbonë- Lilë 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!