Myler legjendë bavareze, lë pas Ksavin

Deklaroi tërheqjen nga kombëtarja gjermani mirpo Tomas Myler (35) vijon të mbajë veshur fanellën e Bajernit të Mynihut.

Mbrëmë sipas Opta mesfushori veteran i futur në fushë në vend të Musiala (68′) regjistroi paraqitjen e tij të 152-të në Champions League me fanellën e gjigandëve bavarezë.

Gjermani theu rekordin që i përkiste Ksavi Hernandez, atë të më shumë paraqitjeve në Champions League me të njëjtën fanellë. Spanjolli ndali me Barcelonën me 151 paraqitje.

Pagëzimi i këtij rekordi erdhi pasi Bajern fitoi me rezultatin e pabesueshëm 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në raundin e parë të Ligës së Kampioneve 2024/25./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!