Shqipëri e fikur, Holandë- Gjermani pa fitues, Anglia bën detyrën
Nations League: Shqipëria thyhet në fortesën e saj, gjeorgjianët fitojnë me një supergol.
Nëntë ndeshje sot në Nations League. Vëmendja ishte në Amsterdam aty ku Holanda u përball me Gjermaninë.
Ndërkaq në ‘Wembley’ ndaj Finlandës, Herri Kejn shënon dy golat e Anglisë. Sulmuesi festoi në mënyrën më spektakolare ndeshjen e tij të 100-të me ‘Tre Luanët’.
Natyrisht sfidë kryesore për shqiptarët ishte ajo e luajtur në ‘Air Albania’, mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë përfunduar 0-1
Rezultatet e sotme:
Liga A, Grupi 3
Holandë- Gjermani 2-2
Hungari- Bosnje&Hercegovinë 0-0
Liga B, Grupi 1
Shqipëri-Gjeorgji 0-1
Republika Çeke-Ukrainë 3-2
Liga B, Grupi 2
Angli- Finlandë 2-0
Irlandë- Greqi 0-2
Andorrë- Maltë 0-1
Liga C, Grupi 4
Maqedoni e Veriut-Armeni 2-0/Sportiim.al/
Letoni- Ishujt Faroe 1-0 (18:00)