Moto GP/ Markez, kampioni është kthyer

Tetë herë kampioni i botës Mark Markez me Griesini, fiton Çmimin e Madh të Mizanos në Moto GP. Spanjolli me motorin numër 83 u nis nga vendi i 9-të për të depertuar mes trafikut e kaluar në krye.

Ai parakaloi Françesko Banjaian (Dukati) dhe më pas bëri liderin deri në xhiron e fundit atë të 27-të. Tirumfi i dytë radhazi…

Ndërkaq lideri i botërorit Horge Martin u ‘tremb’ nga shiu teksa në xhirot e para në duelin me ‘Pekon’ preferoi të futej në bokse për të ndërruar motor.

Strategji e gabuar pasi pas pak xhirove rifutet për të marrë sërish motorin e parë por kjo i kushtoi shumë dhe në fund mori vetëm një pikë. Megjithatë ajo që vlen janë 20 pikët e Banjaias i cili tashmë ngushton në vetëm 7 pikë diferencën me Horge Martin.

Podi pas Markz e Banjaia u plotësua me Bastianinin po me Dukati.

Botërori kryesohet nga Horge Martin me 312 pikë, ndjekin Banjaia me 305 dhe Mark Markez me 259 pikë. E radhës në Emilia Romagna (Itali) me 22 shtator./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!